Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca nis me kritikat për zëvendësministrat në Qeverinë Haradinaj

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës po vazhdon për programin e Qeverisë së Kosovës, ku temë diskutimi sërish ishte numri i madh i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se, “deputetja Teuta Haxhiu po e pranon që kabineti ka këtë numër për shkak se shumë parti janë pjesë e koalicionit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, në Qeverinë Haradinaj janë diku 67 apo 68, ndërsa, në Qeverinë Mustafa kanë qenë 47 zëvendësministra, transmeton kp.

Këtë e ka mohuar deputetja Haxhiu, duke thënë se, “në Qeverinë Mustafa kanë qenë 54 zëvendësministra, të cilët kanë paguar 6 muaj pas përfundimit të mandatit”.