Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Reshitaj ndalon shfrytëzimin e veturave zyrtare pas orarit të punës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Albena Reshitaj, me qëllim të koordinimi të punëve në MMPH dhe kursimit të buxhetit ka nxjerrë dy Urdhëresa me të cilat ndalohen keqpërdorimet e mundshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Për të siguruar ligjshmërinë e të gjitha veprimeve administrative, ministrja urdhëron të gjitha Agjencitë, Departamentet dhe njësitë tjera administrative, në varësi të ministres që veturat zyrtare të MMPH-së të mos përdorën pas orarit të punës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje thuhet se, “ministrja ka nxjerr një tjetër Urdhëresë me të cilin obligohen të gjithë zyrtarët e MMPH-së që pa aprovim të mos realizohet asnjë udhëtim zyrtar jashtë vendit”.