Qendra për Perspektivë Europiane (CEP), në Lubjanë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, organizoi tryezën ''Light at the end of the tunnel? Western Balkans and the EU: Part II'', ku të pranishëm ishin ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Slloveni, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, politikanë sllovenë dhe të interesuar të tjerë, transmeton Koha.net njoftimin nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë.
Panelistë të kësaj tryeze ishin ambasadorët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i CEP, Dr. Gorazd Justinek, nënvizoi rëndësinë e proceseve integruese për rajonin dhe BE-në, përderisa në fjalën e tij hyrëse, Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë, Ambasadori Iztok Miroshiq (Mirošič), theksoi që Sllovenia mbetet mbështetëse aktive dhe e vendosur e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ngase sipas pikëpamjes sllovene ky është interes i përbashkët dhe se BE-je nuk do të jetë e plotë, pa Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se, përkundër sfidave nëpër të cilat po kalon BE, ideja dhe procesi i zgjerimit kanë hy në fazën më dinamike në dekadën e fundit.
Në adresimin e tij ambaasdori i Kosovës në Lubjnaë, Nexhmi Rexhepi theksoi se integrimet euroatlantike përbëjnë prioritetin kryesor të politikës së jashtme të Kosovës. Qytetarët e Kosovës besojnë fuqishëm në perspektivën europiane, pavarësisht faktit që Kosova vazhdon që padrejtësisht të mbetet vendi i vetëm që nuk gëzon lirinë e lëvizjes së lirë, siç është rasti me vendet tjera të rajonit, edhe përkundër faktit që të gjitha kriteret teknike të përcaktuara nga Komisioni Europian janë plotësuar. Ai bëri thirrje që ky izolim të marr fund dhe BE të marrë vendimin e drejtë, me të cilin qytetarët e Kosovës do të gëzojnë lirinë e lëvizjes sikurse të gjitha vendet tjera të rajonit.
Ndër çështjet kryesore që ishin pjesë e diskutimeve të kësaj tryeze, ishin: pajtimi, bashkëpunimi rajonal, rëndësia e procesit të Berlinit për vendet e rajonit, sfidat e të rinjve dhe adresimi i këtyre sfidave përmes një axhende të përbashkët rajonale në kuadër forumeve të krijuara rishtas në nivel rajonal, si dhe për nevojën e zhvillimit të infrastrukturës dhe krijimit të kushteve për mobilitetin e bizneseve, profesionistëve dhe studentëve.
Në këtë diskutim, kontribuuan me referimet e tyre edhe ambasadorët e Italisë, Holandës, Hungarisë dhe Polonisë si dhe Shefi i Përfaqësisë së Komisionit Europian në Slloveni.