Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjorgjeviq: Kosova ‘Nyja e Gordiut’ që duhet zgjidhur sa më shpejt

Drejtori i Institutit serb për marrëdhënie politike e ekonomike ndërkombëtare, Branisllav Gjorgjeviq, deklaroi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një të ardhme të afërt, pavarësisht se a është ajo , siç e quajnë vendet perëndimore marrëveshje detyruese për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve fqinje.

Ndërsa lidhur me NATO-n, Gjorgjeviq deklaroi se politika neutrale në fushën ushtarake është e drejtë. Serbia duhet të bashkëpunojë me NATO-n, siç bashkëpunon me Rusinë, por jo të jetë anëtare e saj, transmeton RTK raportimin e medieve serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjorgjeviq deklaroi se “Kosova është ‘Nyja e Gordiut’, por që duhet zgjidhur”.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një të ardhme të afërt, pavarësisht se a është ajo , siç e quajnë vendet perëndimore marrëveshje detyruese për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve fqinje”, shtoi Gjiorgjeviq.

Tutje ai shtroi pyetjen nëse ky akt i nënshkrimit të jetë marrëveshje mes dy shteteve, pra karakter ndërshtetëror? Çfarë ne kemi dëshirë të jetë në atë dokument e çka dëshirojnë shqiptarët e Kosovës, pastaj çka Evropa, etj? Kjo, pra, është ‘Nyja e Gordiut’.

Ndërkohë që në aspektin ekonomik, sipas Gjorgjeviqit, “Kosova është kështjellë prej rëre, derisa dikujt i duket monotoni të japë gjithnjë “injeksion ekonomik”.

Në anën tjetër pavarësia e Kosovës për shumicën e vendeve perëndimore është çështje e kryer, por që ende nuk është anëtare e OKB-së, ngase Rusia e pengon atë.