Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq xehetarëve: Derisa të jetë Serbia, Trepça është e juaja

Kombinati xehetar- metalurgji Trepça sot shënon90 vjetorin e ekzistimit e të punës dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka porositur të punësuarit në të se ekzistimi kaq i gjatë i kësaj ndërmarrjeje do të thotë se ajo nuk është vetëm subjekt ekonomik por edhe subjekt familjar dhe trashëgimi kombëtare – pjesë e traditës, transmeton Koha.net.

"Kur një ndërmarrje punon dhe i bën 90 vjet, siç është rasti me Trepçën, kjo ndërmarrje nuk është vetëm subjekt ekonomik, ajo është edhe pjesë e trashëgimisë familjare e kombëtare“, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq i cili ka përkujtuar se tradita e xehetarisë në Kosovë është e pashlyeshme ashtu sikur dhe ekzistimi i popullit serb në ato hapësira. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Serbia do të vazhdojë të luftojë pa kompromis për të drejtën tuaj për të menaxhuar atë që paraardhësit tuaj krijuan para jush, ajo që ju takon, dhe për sa kohë që Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë atë nga ju”, tha Vuçiq”.

“Ka shumë interesime të investitorëve të huaj e vendorë për investime në Trepçë, por për shkak të statusit juridik të papërcaktuar , asnjë investues nuk dëshiron të hyjë në aranzhim konkret me këtë kombinat” , ka thënë drejtori i përgjithshëm i Trepçës Jovan Dimkiq.

Në kremtimin e 90 vjetorit të punës së Kombinatit Trepça, në Zveçan sot në mënyrë solemne janë dhënë pllakate falënderuese për kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Irinej, drejtorin e Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq dhe për familjen e tenistit Novak Gjokoviq.