Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot shqyrtohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit

Komisioni për Buxhet dhe Financa mban sot mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera do të shqyrtohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2017, si dhe raporti financiar i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016, transmeton kp.

Komisioni gjithashtu do të shqyrtojë në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080, si dhe shqyrtimin e propozimeve të panelit seleksionues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv të bordit të BQK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo