Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kallëzim penal kundër zëvendëskryeministrit Gashi dhe të tjerëve për gjuajtje me armë

Policia e Kosovës ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal ndaj zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashi, dhe të tjerëve, për gjuajtje me armë zjarri në ambient të mbyllur.

Këtë e kanë konfirmuar për Kohën Ditore nga Stacioni policor në Malishevë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor në Malishevë, pas marrjes së informatës ka iniciuar rastin dhe në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka filluar me procedurat hetimore”, ka thënë zëdhënësja Lirije Podrimaj.

“Gjatë punës hetimore me autorizimin e prokurorit janë ndërmarrë disa veprime operativo-hetimore, ndër to janë intervistuar disa persona dhe rasti i kompletuar i është dorëzuar me kallëzim penal Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, ka shtuar ajo.

Kallëzimi penal është akti me të cilin njoftohet Prokurori për veprën penale dhe kryerësin.

Gazeta ka pyetur në Prokurorinë Themelore për veprimet që do t’i ndërmarrin dhe nëse do të ngrenë aktakuzë, por ka munguar përgjigjja e tyre. Pas lirimit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj nga akuza për korrupsion, në odën e tij në Banjë të Malishevës ai kishte organizuar një aheng.

Në videon e publikuar nga KTV-ja shihen teksa gjuajnë me armë nga dritarja ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zëvendëskryeministri e ministër i Diasporës, Dardan Gashi, si dhe këshilltari i Limajt, Endrit Shala. Por që nuk janë të vetmit, pasi në video vërehen edhe të tjerë persona, të cilët gjuajnë me armë zjarri. (Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.