Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohen tre anëtarët e huaj në Agjencinë e Akreditimit

Emërimi i tre anëtarëve të huaj e ka kompletuar Bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), gati tre muaj pas shkarkimit të përbërjes së fundit.

Sipas rregullores së brendshme të këshillit, bordi përbëhet nga nëntë anëtarë, prej tyre tre ndërkombëtarë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompletimin e bordit e ka konfirmuar këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka emëruar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA). Janë zgjedhur edhe anëtarët e huaj në Bordin e AKA-së, dhe ata janë: Harb Armato, Bsc. Jeffery Butel, Magdalena Ziolo”, ka theksuar Gashi.

Me 20 tetor të këtij viti, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka emëruar edhe anëtarët vendorë të bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.