Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim raportimin e anëtarëve të vet, të cilët gjatë ditës së sotme, deri sa po mbahej shqyrtimi gjyqësor ndaj deputetëve të Vetëvendosjes kanë pasur një trajtim mjaftë të vrazhdë dhe aspak korrekt nga ana e rreshteres së Policisë së Kosovës, Dafina Gashi - përgjegjëse për sigurinë e Gjykatës Themelore të Prishtinës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon çdo presion verbal dhe trajtim jo adekuat që ju është bërë gazetarëve gjatë punës së tyre, deri sa po raportonin nga seanca gjyqësore, që ishte e hapur për mediet dhe publikun”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAGK më tutje shton se, “konsiderojmë se një sjellje dhe presion i tillë, përbën cenim të drejtpërdrejtë në punën e gazetarëve”. Andaj, AGK ju bënë thirrje të gjithë mekanizmave ligj-zbatues në vend që të kenë konsideratën për punën e gazetarëve dhe t’i trajtojnë ata me respekt dhe në mënyrë të dinjitetshme.