Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: VV vodhi vota në Prizren, do ta dërgojmë në Kushtetuese

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, thotë se Vetëvendosje ka vjedhur vota në balotazhin në Prizren më 19 nëntor.

Ai ka thënë se do ta ndjekë këtë çështje edhe në Gjykatën Kushtetuese, pasi PZAP dhe Gjykata Supreme hodhën poshtë ankesat e PDK-së për rinumërim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më 19 nëntor kemi dyshime të bazuara se është dëmtuar procesi, vota e qytetarit. Ka intervenime flagrante në të cilën shihet qartas koha e votimit pikë së pari. VV ka vjedhur vota bashkë me partnerët e koalicionit. Do ta dërgojmë në kushtetuese”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Sipas Veselit, Vetëvendosje po bën shantazhe transparente ndaj gjyqësisë, andaj nuk u pranua rinumërimi.

“VV bën shantazhe transparente ndaj gjyqësisë. Një anëtar i VV-së nëse akuzohet ata gjuhen me akuza ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo po ka efekt. Përse nuk jepet mundësia e rinumërimit. Le të shihet çfarë ka ndodhur aty”, ka shtuar më tej ai.