Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Heldt: Fantazma e së kaluarës vështirëson rrugëtimin e Ballkanit drejt së ardhmes

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka shprehur bindjen se është fantazma e së kaluarës ajo që vështirëson rrugëtimin e Ballkanit drejt së ardhmes.

“Duhet të ketë ndryshime në mënyrën e të menduarit dhe në këtë mes rëndësi luajnë programet dhe shkëmbimet ndërmjet shoqërive, edhe të atyre që në të kaluarën mund të kenë qenë në konflikt”, ka thënë Heldt, sipas të cilit edhe Gjermania dhe Franca kanë pasur një proces të gjatë pajtimi, shkruan Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tejkalimi i fantazmave të së kaluarës është e vetmja mundësi për të arritur deri tek pajtimi”, ka theksuar Heldt.

Këto komente Heldt i bëri në kuadër të panelit “Karrota dhe shkopinj - Kushtëzimi Evropian në realitetin politik në Evropën Juglindore”, në kuadër të serisë së Samiteve për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë. Detaje tjera nga kjo ngjarje mund të lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.