Në rast të mos kalimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli thotë se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje.
Sipas tij, ka një stabilitet institucional dhe nuk i duhen vendit edhe një palë zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli tha se kryeministri Ramush Haradinaj po punon intensivisht dhe duhet të përgëzohet për entuziazmin dhe sinqeritetin që ka në punë.
“Atë që po e bënë shumë mirë Haradinaj është vendimmarrja, ai po punon intensivisht, ai nuk ka orar të punës, ka një entuziazëm i cili dhashtë Zoti e vazhdon kështu. Një vendosmëri e cila është e sinqertë e tij, është një shpresë. Nuk po i komplikon gjërat, por i thjeshtëzon”, ka thënë Veseli.
“Nuk ka nevojë të shkohet ne zgjedhje sepse ka një stabilitet institucional”, ka përfunduar ai.