Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha sot se lufta kundër korrupsionit është element shumë i rëndësishëm drejt rrugës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
këtë koment e bëri gjatë takimit me ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems, me të cilën bisedoi për sundimin e ligjit si dhe për veprimet të cilat ka ndërmarrë prokurori i Shtetit, në përmbushjen e kriterit të dytë për liberalizimin e vizave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi e njoftoi ambasadoren Willems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial.
Lumezi ka theksuar se sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet luftimi i dukurive të këqija, si luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës.
Ndërkaq, ambasadorja holandeze Willems, ka premtuar që shteti i Holandës do ta ndihmoj sistemin prokurorial, si dhe i ka dhënë mbështetje kryeprokurorit Lumezi, për punën dhe angazhimin e tij në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.