Beograd, 7 dhjetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhanin, njoftojnë mediat serbe.
Ai, sipas raportimit të këtyre medieve, ia përcolli përshëndetjet e presidentit të Palestinës, Mahmud Abas dhe premtimin se Shteti i Palestinës do të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kudo në organizatat ndërkombëtare do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i SHBA, Donald Trump, dje vendosi që të njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit. Palestinezët e konsiderojnë Jeruslaemin për kryeqytet të vetin, të okupuar nga Izraeli.