Lëvizja Vetëvendosje gjykimin ndaj deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur politik dhe të fshehtë.
“Duke qenë se ky gjykim politik po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykihen sot, përfaqësuesit e tij. Duke ditur poashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikimin e seancave”, thuhet në reagimin e VV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta”.