Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëbora bllokon Thethin, deri nesër hapet rruga

Punonjësit e Autoritetit Rrugor të Shqipërisë po vazhdojnë ndërhyrjen në terren për hapjen e aksit rrugor që lidh Shkodrën me Thethin.

Për shkak të dëborës së konsiderueshme dhe terrenit të thyer malor, ndërhyrja paraqet vështirësi, por është duke u punuar në të dy krahët e rrugës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri më tani janë hapur 10 km të rrugës dhe mbeten për t’u hapur edhe rreth 10 km të tjera për të cilat do të ndërhyhet gjatë gjithë ditës së sotme.

ARRSH thotë se me këtë ritëm punimesh, pritet që ditën e premte rruga të jetë plotësisht e hapur.

{gallery}