Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronikë e KTV-së nga seanca gjyqësore ndaj Sami Lushtakut

Sami Lushtaku vazhdon të mos i besojë drejtësisë së prokurorëve e gjyqtarëve të EULEX-it.

Në gjykimin e tij për rastin e arratisjes nga QKUK-ja, sa ishte duke u gjykuar për rastin ‘Drenica’, ish-kryetari i Skenderajt ka kërkuar që të përjashtohet prokurori Romulo Mateus, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e ka lidhur me deklaratat e ish-kryetarit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons. Megjithëkëtë, Lushtaku ka thënë se do t’i përgjigjet drejtësisë.

Por, prokurori i EULEX-it madje ka kërkuar që edhe trupi gjykues të mos përbëhet vetëm nga vendorët.

Palët janë pajtuar që aktakuza të konsiderohet si e lexuar nga prokurori, për pikat e së cilës, Lushtaku është deklaruar i pafajshëm, ashtu sikurse të gjithë të pandehurit e tjerë.

Të akuzuar janë edhe Ismet Haxha e Sahit Jashari, që gjithashtu ishin arratisur në 2014, kur po gjykoheshin për rastin ‘Drenica’.

Lushtaku e ka cilësuar këtë si përndjekje familjare sepse të akuzuar janë edhe djali e gruaja e tij.

Të akuzuar ka edhe gardianë dhe zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi. Shqyrtimi i dytë fillestar mbahet në fillim të vitit 2018.