Koalicioni qeverisës është gjendur të mërkurën sërish në krizë për sigurim të votave, raporton KTV.
Pas dy ditë diskutimesh të gjata për Projektligjin e Buxhetit të vitit të ardhshëm i shtyri gati të gjithë deputetët që të marrin fjalën e në shumë raste duke përsëritur fjalimet e njëri-tjetrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur u hodh në votim, opozita që ishte kundër nuk mori fare pjesë në votim, por kjo nuk e zgjodhi problemin, pasi koalicioni nuk i kishte votat. Nga 60 deputetë të koalicionit që votuan dy herë, pro votuan 58, një kundër dhe një abstenoi.
Kjo shtyri koalicionin që të heq dorë nga një përpjekje e radhës.
Ankesa të shumta vazhduan të bëhen për ulje të përkrahjes materiale për një numër të madh projektesh, që sipas deputetëve me paratë e ndara nuk do të mund të përfundohet asgjë.
Edhe pse në mëngjes, në mbledhje të qeverisë, kreu i saj u kërkoi të gjithë ministrave që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit, këtë gjë nuk e bëri vetë, Haradinaj, i cili u paraqit në kuvend shumë orë pasi kishte nisur seanca. Dy nga deputetët e opozitës u ankuan për mënyrën e përgatitjes së këtij buxheti dhe që sipas tyre nuk po sjellë asnjë të mirë për ekonominë e vendit e aq më pak për ushtrinë.
Por, nuk munguan kritika as nga deputetët e koalicionit qeverisës. Për të gjitha këto akuza iu përgjigj, ministri i Financave, Bedri Hamza.
Ai ka premtuar se do të marrë masa që të gjitha vërejtjet e dhëna.
Ankesa nuk munguan as nga deputetët e komuniteteve jo serbe, të cilat u ankuan se sërish janë shkelur edhe me këtë buxhet, siç ka ndodh edhe në vitet e kaluara.