Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diskutohet zbatimi i vendimeve për lirimet doganore për prodhuesit

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, priti sot në takim përfaqësues nga Dogana e Kosovës për të diskutuar rreth zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për lirimet doganore për prodhuesit.

Në takim u diskutua edhe për kërkesat e vendimeve dhe procedurat, të cilat duhet të zbatohen nga Dogana dhe ATK, për të lehtësuar procedurat e importimit dhe për të përkrahur biznesin, gjatë procedurave doganore dhe tatimore, thuhet në komunikatën për media, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i ATK-së potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimin e drejtë të vendimeve të Qeverisë, që kanë për qëllim përkrahjen e sektorit të prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.