Deputeti Dardan Molliqaj e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për fjalorin e përdorur ndaj deputetes së VV-së, Drita Millaku.
Veseli reagoi ndaj Millakut, pas akuzave të saj se Kadri Veseli e Hashim Thaçi janë urdhërdhënësit e vrasjes së komandant Drinit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli iu drejtua Millakut duke thënë se “nuk bën të lëshohet fjala si… p’e din ti”, duke thënë se do të zbulohet akuza e drejtuar ndaj tij nga deputetja. Millaku reagoi pasi që një prej deputetëve të PDK-së tha se vjehrri i saj ka punuar me UDB-në.
E kur Molliqaj deshi ta pyes Veselin për këto fjalë të tij, ai kishte dalë nga salla paraprakisht, duke thënë se “nuk e di pse ky njeri ikë në këso raste”.
“A po mendon që duhet me bo qashtu, që guxon me bo qashtu, apo thjesht është njeri i papërgjegjshëm. Po pres kur të jetë këtu dhe të përgjigjet për ato fjalë që i tha ndaj deputetes tonë, Drita Millakut”, tha Molliqaj.