Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV kërkon debat parlamentar për dënimet ndaj aktivistëve të saj dhe vdekjes së Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot konferencë për media në lidhje me dënimin ndaj Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit e Frashër Krasniqit.

Duke ritheksuar se dënimi ndaj tyre është i padrejtë dhe pa asnjë provë, deputeti dhe anëtari i Kryesisë, Sami Kurteshi, paralajmëroi se në lidhje me këtë çështje dhe rastin e vdekjes së Astrit Deharit, do të kërkohet debat parlamentar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurteshi tha se po bëhen 20 ditë nga vendimi i Gjykatës Themelore, duke shtuar se në mënyrë të kundërligjshme po vonohet Aktgjykimi. E, këto vonesa, Kurteshi i quajti po ashtu zvarritje të qëllimshme që synojnë ta tërheqin vëmendjen nga dënimi i pabazë ndaj katër aktivistëve.

“Dënimi është krejtësisht i pabazuar, por i motivuar dhe i nxitur thjesht politikisht. As prokurori e as gjykata nuk kanë pasur asnjë fakt, dëshmi për fajësinë e aktivistëve. Dënimi është bazuar vetëm në hamendësime dhe perceptime krejtësisht të pabazuara, e kjo dëshmon për prapaskenë politike”, tha ndër të tjera Sami Kurteshi.

Ai shtoi po ashtu se dëshmitë e fabrikuara janë dëshmuar si të pavërteta edhe nga forenzika e Policisë së Kosovës, por edhe nga FBI, si dhe nga dëshmitarët e rastit. Kurse, Kurteshi potencoi gjithashtu se njëri nga të dënuarit, Frashër Krasniqi, përkundër që është deputet, gjykata asnjëherë nuk e ka informuar Kuvendin për arsyet e dënimit të tij.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pushojë asnjëherë për të kërkuar drejtësi për aktivistët e dënuar dhe për vrasjen e Astrit Deharit në burg. Lëvizja Vetëvendosje sot e dorëzon në Kuvend kërkesën për debat parlamentar për rastin e dënimit të aktivistëve”, tha më tutje Kurteshi.

Në fund, ai tha se është momenti i fundit për gjetjen e kryerësve të gjuajtjes së Kuvendit, duke u shprehur se “Lëvizja Vetëvendosje nuk frikësohet e as nuk do të ndalet për ta vënë drejtësinë ligjore në vend, duke thënë se ky është përkushtim moral, ligjor e politik i yni”.