Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e Konventës së Industrisë së Drurit, me ç’rast ka nënshkruar edhe Memorandum Mirëkuptimi për fushën e arsimit profesional me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Pasi ka parë prodhimet e ekspozuara të drurit nga biznese të ndryshme dhe studentë, ministri Bytyqi ka theksuar rëndësinë e një ngjarje të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Besoj se agjenda e kësaj Konvente e ka një përputhshmëri të madhe edhe me prioritetet e Qeverisë për fushën e arsimit, e në veçanti për arsimin dhe aftësimin profesional”, tha Bytyqi, ndërsa theksoi se arsimit profesional po i kushtohet rëndësi e veçantë dhe janë të vendosur për të shtuar vëmendjen sa i përket zhvillimit të shkollave profesionale.
Ai theksoi se po punohet në drejtim të asaj se çka kërkon tregu kosovar dhe cilat janë profilet për të cilat ka më shumë mungesë. Ndërsa, pasi që falënderoi donatorët që kanë dhënë një ndihmë të madhe në zhvillimin e arsimit profesional, theksoi se MASHT është e gatshme që të bashkëpunojë me shoqata e biznese në këtë drejtim.
“Ne kemi shumë punë për të bërë dhe në bashkëpunim me shoqata e biznese, ne do të diskutojmë me edhe me prindër, mësimdhënës e nxënës, që të kuptojnë se shkollat profesionale nuk ju takojnë vetëm nxënësve të dobët, por atyre që kanë aftësi të mëdha për tu marrë me profesione dhe profile të caktuara”, tha ministri Bytyqi, ndërsa e vlerësoi si një hap të rëndësishëm nënshkrimin e Memorandumit me Shoqatën e Prodhuesve të Drurit.