Deri në janar do të mbes në paraburgim ish-komandanti i UÇK-së Azem Syla.
Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it ia ka vazhduar ish-deputetit të PDK-së masën e paraburgimit dhe gjithashtu këtë masë ua ka vazhduar edhe Ilaz Sylës dhe Ljubisa Vujoviqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca dëgjimore ku është shqyrtuar masa e sigurisë, u mbajt të hënën, raporton KTV.
Sipas Prokurorisë, mundësia e ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i ikjes janë arsye që të pandehurit duhet të qëndrojnë në paraburgim e jo në ndonjë masë tjetër alternative, të cilën e ka kërkuar mbrojtja.
39 persona akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës në rastin e njohur si “Toka”. Sipas Prokurorisë, ish-komandant i UÇK-së konsiderohet si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal.
Akuzat kanë të bëjnë me shpronësime të jashtëligjshme të pronës shoqërore në atë private duke përfituar rreth 30 milionë euro. Të akuzuar janë edhe Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës dhe Shpresim Uka, i dënuar në njërin nga rastet Bllaca.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, grupi i organizuar kriminal, ka qenë aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë.
Ende nuk ka nisur shqyrtimi kryesor për rastin edhe pas gati 2 vjet të aktakuzës.