Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka mbajtur fjalimin e tij të gjatë vjetor para pjesëtarëve të FSK-së.
Në pyetjet e “Kohës Ditore” se si ndodh që Presidenti i vendit i drejtohet FSK-së e jo deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për çka e obligon edhe Kushtetuta e vendit, zyra për Informim e Presidencës ka thënë se Presidenti Thaçi është në pritje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të caktojë seancën për mbajtën e fjalimit vjetor të presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se Presidenti i Republikës së Kosovës është duke pritur që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të caktojë seancën për mbajtën e fjalimit vjetor të presidentit, ashtu siç është e përcaktuar me legjislacion dhe me praktikën parlamentare”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës për “Kohën Ditore”.
Ky sqarim, thotë kjo Zyrë, bëhet “për të shmangur keqkuptimet eventuale që mund të jenë krijuar dje, me rastin e adresimit publik nga ana e presidentit Thaçi drejtuar qytetarëve të vendit, në praninë e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
“Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun sqaron se këto adresime publike nuk bëhen në asnjë rrethanë për të anashkaluar obligimet kushtetuese dhe ligjore që presidenti i vendit ka ndaj Kuvendit të Kosovës, mirëpo janë një formë e re e komunikimit që aplikohet më qëllim të trajtimit të temave më të rëndësishme për opinionin e gjerë publik”, ka thënë kjo Zyrë në përgjigjen dërguar “Kohës Ditore”.