Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Ministrisë së FSK-së për dërgimin e kontingjentit të kësaj force në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Zëvendësministri i FSK-së Brahim Mehmetaj tha se kërkesa për ndihmë ka ardhur nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje në Ministrinë e FSK-së ka ardhur një kërkesë nga ambasada e Shqipërisë , për mbështetje logjistike të FSK-së, në ndihmë zonave të përmbytura në Shqipëri. MFSK menjëherë i ka bërë shkresë Qeverisë që të aprovohet misioni, për ndihmë zonave, që janë të përmbytura në Shqipëri. Ne kërkojmë që kjo të aprovohet si procedurë, pastaj shkon te kryeministri dhe presidenti dhe presidenti autorizon FSK-në që të marrë pjesë atje në mision. Kërkesa është për një urë atje sipas informatave që kemi janë dëmtuar mbi 70 ura dhe ata kanë nevojë. FSK e ka mundësin me ndiku dhe është gati me kontribuua në këtë drejtim”, tha Mehmetaj.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se shpreson që vendimi të merret me kohë për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në Shqipëri.
“Kjo ka të bëjë me vërshimet. Dje ishte e pamundshme, sepse kërkesa erdhi pasdite. Procedura është e paraparë, sepse nuk është vendim i kryeministrit, por i Qeverisë. Për këtë arsye ju ftuam edhe sot dhe shpresoj se nëse ne marrim me kohë këtë vendim dhe presidenti autorizon me kohë FSK-në, atëherë të paktën kjo urë dhe ky veprim do t’u ndihmojë qytetarëve në Shqipëri”, tha Haradinaj.
Haradinaj pati dhe një kërkesë për ministrat e tij. Ai u tha atyre që të jenë të gjithë prezentë në seancën e Kuvendit, ku do të debatohet projektbuxheti për vitin 2018 dhe t’i dëgjojnë mendimet e deputetëve.
“Jemi në Kuvend gjatë ditës. Të nderuar ministra, është shumë me rëndësi që të jeni prezentë. Deputetët po japin mendime për mënyrën e alokimit të buxhetit, për tema që lidhen me ministritë veç e veç. Është mirë që të jeni në seancë t’i dëgjoni ato mendime të deputetëve ”, tha ai.