Problemet ekonomike, papunësia, sfidat e sigurisë, korrupsioni dhe sundimi i ligjit kanë qenë temat e Samitit të politikës evropiane në Bruksel, kushtuar Ballkanit Perëndimor.
Theksohet se jostabiliteti politik, korrupsioni dhe mosfunksionimi i shtetit juridik frenon zhvillimin ekonomik, si dhe parandalojnë ardhjen e investimeve serioze të huaja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mendimit të pjesëmarrësve, procesi i integrimeve evropiane është ngadalësuar, ndërsa situata e keqe ekonomike dhe mungesa e perspektivës janë shkaktarë të migrimit masiv të banorëve, veçmas të rinjve.
Për këtë shkak, siç thuhet, periudhën e ardhshme duhet përkushtim më shumë për reformat ekonomike, zgjidhjen e problemeve, investime në infrastrukturë, projekte të përbashkëta dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në samit, sipas AA, është folur edhe për investimet dhe ndikimin e Kinës, Turqisë, Rusisë dhe vendeve arabe në rajon. Samitin me titull “Ballkani Perëndimor në udhëkryq, sfidat e reja, dinamika e ndryshuar” e organizuan Fondacioni Konrad Adenauer dhe organizata “Miqtë e Evropës”