Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se partia që e drejton është parti që bashkon njerëzit, parti që bashkëpunëtorin e vet e mbron, e mbështet dhe e drejton.
Ai tha se nëse vazhdojnë me këtë frymë qysh kanë vepruar që nga themelimi i Nismës, duke qenë kokulur dhe duke punuar shumë, është e sigurt që nuk do të shkojë larg dhe kjo parti do ta drejtojë qeverinë e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se iu kanë bashkuar shumë njerëz në kohën kur ai po akuzohej për korrupsion, por që në fund të këtij orkestrimi nuk do të dal asgjë.
Ai tha se nuk është hakmarrës dhe se nuk do të merret me ata, por që do të vazhdojë punën në ndërtimin e Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka kujtuar kohën kur ka qenë kryetar i Kuvendit dhe nga gazetarët është pyetur se çka mendonte për rastin MTPT-së që ishte ngritur ndaj Fatmir Limes, ai tha se që atëherë e ka ditur se është përndjekje politike, transmeton kp.
“Pata thënë se është një përndjekje politike, pse dhe ku bazohesha se ajo ishte një përndjekje politike, në radhë të parë e dija që ajo ishte një përndjekje politike dhe një linçim politik, për faktin se mbështetej mbi disa mesazhe që ishin të falsifikuara. Dhe i tërë kjo periudhë gati 8 vjeçare e ndjekjes së kryetarit të Nismës Z. Limaj dhe bashkëpunëtorëve të tij vërtetë ishte një përndjekje politike. Por, edhe më shumë se kaq, mënyra se si është trajtuar atëherë ju kujtohet të gjithëve në mediat tona, të shkruara dhe elektronike ishte një linçim publik që po ju bëhej njerëzve, pa e thënë fjalën e vet drejtësia. Gjithnjë kam qenë i bindur se një drejtësi e tillë nuk i duhej Kosovës”, tha ai.
Ai tha se gjithmonë ka ngritur zërin, se në Kosovë nuk po ndërtohet një sistem i mirëfilltë i drejtësisë.