Me akuza mes LDK-së dhe partive në koalicionin qeverisës është përcjellë thuajse e gjithë seanca plenare, ku pikë kryesore e diskutimit ka qenë projekt-buxheti i 2018-s, raporton KTV.
Më i zëshmi nga LDK-ja ka qenë ish-ministri i Financave, tash shef i grupit, Avdullah Hoti. Përpos që e bëri të qartë se LDK-ja nuk do të japë votën pozitive ndaj përmbajtjes së këtij buxheti, tha se buxheti po kthehet në gjendjen e keqe, siç ishte në vitin 2015.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këto konstatime nuk u pajtua ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili shpërtheu me kundërakuza ndaj ish-ministrit.
Ai ka bërë të ditur se buxheti është rritur në shumë sektorë dhe është i bazuar në programin qeverisës, në reformat e ekonomisë dhe në kontestin makro-ekonomik brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ka shtuar se do të ketë rritje të pagave.
Gjithashtu, akuza ndaj LDK-së kishin edhe deputetët e PDK-së, të cilët përmenden dështimet që, sipas tyre, janë bërë nga kjo parti sa udhëhiqte Qeverinë e kaluar.
Kundër përmbajtjes së këtij buxheti ishte edhe Vetëvendosje, kryetari i së cilës paralajmëroi ndryshim të shumës së buxhetit siç ndodhi me atë të këtij viti, nëse, sipas tij, zgjat jeta e Qeverisë pas pranverës së vitit të ardhshëm.
Opozita ka thënë se në shumë projekte që janë duke u realizuar janë bërë shkurtime të mëdha të buxhetit, duke rrezikuar komunat dhe Qeverinë të përballet me padi nga kompanitë e kontraktuara.