Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri kur banorët e Hadës e Shipitullës kanë afat për të nënshkruar marrëveshjen për zhvendosje

Përmes një kumtese për medie, Korporata Energjetike e Kosovës, përsëri ju bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore e të lajmohen në zyrat e KEK-ut Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo më vone se deri me 15 dhjetor 2017, transmeton Koha.net .

Në kumtesë KEK-u fton banorët të mos bien pre e dezinformatave që, sipas kumtesës, për qëllim të vetëm kanë zvarritjen e procedurave të zhvendosjes, përfitimet eventuale personale, dhe hutimin e palëve të afektuar në procedurën e zhvendosjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kumtesa ndër të tjera thekson se palujtshmëritë janë regjistruar dhe vlerësuar së paku tre herë nga ana e vlerësuesve të licencuar dhe certifikuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe se vlerësimi është bërë në pajtim të plotë me Kornizën e Politikave të Zhvendosjes, vendimin e qeverisë së Kosovës dhe marrëveshjeve të arritura mes banoreve dhe Qeverise së vendit, te mbikëqyrura nga kompania e licencuar dhe specializuar ndërkombëtare RePlan..