Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA: 72% e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka prezantuar raportin “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës”, ku janë analizuar CV-të e 481 profesorëve me tituj akademikë dhe kontratë të rregullt në Universitetin e Prishtinës, sa i përket publikimeve shkencore.

ORCA ka bazuar hulumtimin e saj në dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutin e Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu, për vlerësimin e revistave shkencore, ORCA ka përdorur Parimet e Transparencës të përpiluara nga disa nga organizatat më të mëdha të publikimit shkencor, si dhe Listën e Beallit për revista dhe botues të dyshimtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë raport paraqiten të dhënat si: 28% të profesorëve të UP-së kanë botuar së paku një herë në revista të dyshimta; 72% e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë sipas dispozitave në fuqi; si dhe të dhëna specifike për secilin fakultet të Universitetit të Prishtinës, sa i përket publikimeve shkencore dhe justifikimit të titujve.

Po ashtu, ky raport paraqet të dhëna unike sa i përket numrit total të publikimeve shkencore në Universitet.

Në prezantimin e raportit, ishte prezent edhe profesori Jeffrey Beall, themeluesi i Listës së Beallit për revistat dhe botuesit e dyshimtë.

Nesër, ORCA do organizojë një ligjëratë me Profesorin Beall dhe disa panele diskutimi, në Fakultetin e Edukimit, nga ora 13:00.

Raporti mund të gjendet KËTU. link: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/12/Integriteti-akademik-i-profesoreve-ne-Universitetin-e-Prishtines.pdf