Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: 70 zëvendësministrat i kushtojnë buxhetit 3.5 milionë euro

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur buxhetin për vitin 2018 të degraduar, i cili sipas tij e kthen situatën para vitit 2015, ku sipas Hotit ka pasur një planifikim të dobët buxhetor.

është shprehur se ky buxhet është i udhëhequr me mendime provinciale politike, krahasuar me qeverisjen e kaluar, ku sipas tij gjatë tri viteve të kaluara ka pasur përmirësim të strukturës buxhetore, investime kapitale e program të qartë të kursimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky buxhet nuk buron dhe nuk ka lidhje me programin qeverisës 2017-2021. Kemi dëgjuar në fushatë për rritje ekonomike prej 8%, në faqen 4 të programit qeverisës rritja parashihet në 7 për qind, kurse në buxhet rritja ekonomike parashihet 4.6 % në vitin 2018, 4.9 % në vitin 2019 dhe 5.3% 2020, kur do të arrihet në 7 për qind?”, tha Hoti, raporton KP.

Hoti tha se taksapaguesit e Kosovës, duhet ta dinë se vetëm punësimi i 70 zëvendësministrave do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro.