Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave në Shqipëri deklaron se moti në vendin tonë ka ardhur drejt përmirësimit dhe se prurjet nga Vjosa kanë rënë nën nivelin kritik dhe lumi është kthyer në shtratin e tij.
Si rrjedhojë e investimeve në kanalet kulluese dhe mirëfunksionimit të hidrovoreve, uji është tërhequr me shpejtësi nga zonat e përmbytura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStrukturat shtetërore janë angazhuar pa ndërprerje, me fokus kryesor largimin e ujërave dhe mbetjeve nga banesat, duke mundësuar kthimin e rreth 80% të familjeve të evakuuara në shtëpitë e tyre. Ndërkohë ka vijuar puna për ngritjen e argjinaturës së re në Darëzezë dhe ka përfunduar në kohë rekord prej vetëm 18 orësh kryesisht gjatë natës ndërtimi i urës së prishur.
Akset kryesore janë të hapura, me përjashtim të disa rrugëve rurale, ku po vijon puna për zhbllokimin e tyre. Gjithsesi, reshjet kanë shkaktuar dëme në ura dhe segmente rrugore, të cilat kërkojnë ndërhyrje afatgjatë.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave njofton se furnizimi me energji elektrike është normalizuar dhe po punohet për përmirësimin e cilësisë së ujit në ujësjellësit e prekur. Ka filluar shpërndarja e ndihmave dhe inventarizimi i plotë i dëmeve për kompensimin e tyre.