Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, sot do të paraqiten para gjykatësit hetues.
Gjykata Penale në Maqedoni ka pranuar njoftimin nga Kuvendi, me çka i hapet rruga organit hetues për të proceduar më tej lëndën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas qëndrimit të Penales, të gjitha organet kompetente janë njoftuar në kohë dhe se pritet sjellja dhe paraqitja e deputetëve para gjykatësit të procedurës paraprake, transmeton kp.
Të premten që lamë pas, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për gjashtë deputet. Në mesin e tyre janë: Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Johan Tarçullovski, Lupço Dimovski, Ljuben Arnaudov dhe Zhaklina Peshevska. Për të njëjtën vepër, gjykata i caktoi masën e paraburgimit ish drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, dy udhëheqësve të protestave Bogdan Ilievski dhe Boris Damovski, ish drejtorit të Operës dhe Baletit Igor Durllovski, dy agjentëve Munir Pepiç dhe Oliver Radullov si dhe ish-shefit të sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski.
Në ditën e aksionit, policia me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion kreu bastisje në shtëpitë e deputeteve Trajko Veljanovski dhe Vesel Memedi. Për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” dyshohen 36 persona, vepër kjo e cila sipas Kodit Penal parashikon të paktën 10 vite burg.