Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri përfaqëson LDK-në në takimin vjetor të PPE-së në Bruksel

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është duke qëndruar në Bruksel si përfaqësues i LDK-së në takimin vjetor të Partive Popullore Evropiane dhe në kuadër të Kuvendit Politik të PPE-së.

Sipas komunikatës së LDK-së, thuhet se presidenti i PPE-së, Joseph Daul, i cili gjatë këtij viti ka vizituar Kosovën, e ka uruar LDK-në për fitoren dhe radhitjen si partia e parë në nivel vendi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura këtë vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Daul gjithashtu e ka uruar edhe kryetarin Lutfi Haziri për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit në nivel lokal dhe për mandatin tjetër qeverisës me Gjilanin.

Siç ka njoftuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë ditës së nesërme do të diskutohet për progresin e arritur dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova në përgjithësi.

“Edhe dita e sotme, por edhe ajo e nesërmja do të jenë në funksion të hapur të diskutimit. Normalisht interesi ynë është kur diskutohet konkretisht për Republikën e Kosovës. Gjatë ditës së nesërme është sesioni i diskutimit për sfidat me të cilat po përballet Kosova në fusha të ndryshme dhe në raportet e jashtme në përgjithësi, por poashtu do të diskutohet edhe për të arriturat e shënuara gjatë këtij viti. Kisha nderin që të marr urimet e presidentit të PPE-së Daul, për fitoren e LDK-së si partia e parë në nivel të Republikës pas zgjedhjeve lokale dhe njëkohësisht urimin për fitoren time edhe për një mandate me Gjilanin si një qytet i mundësive të mëdha”, ka thënë mes tjerash Haziri.

Ai sot ka njoftuar Asamblenë e EPP-së për zgjedhjet lokale dhe suksesin e sfidat e dala, rivotimin në Istog dhe kërkesat për rinumërim për Komunën e Prishtinës, Dragashit dhe Prizrenit.

Haziri ka thënë po ashtu se procesi zgjedhor ka qenë mirë i organizuar në bazë të ligjit dhe pa probleme në përgjithësi dhe i ka cilësuar si zgjedhjet më të mira lokale.