Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshitaj thotë se nuk do të lejojë që procedurat e shpronësimeve të zgjasin nga 10 vjet

Sipas Ligjit për Shpronësim, departamenti i shpronësimeve duhet të zgjidh procesin e shpronësimit nga 4 deri në 15 muaj.

Por Albena Reshitaj, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në “Puls” të KTV-së, thotë se ka marrë ankesa nga qytetarët se procedurat e shpronësimit janë vonuar edhe deri në 10 vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam e njohur më këto prolongime. Ju garantoj se nuk do të lejojë zgjatjen prolongimit të këtyre shpronësimeve sepse çdo vonesë i kushton shtetit. Unë tash do t’i ballafaqoj të gjithë ankuesit me këtë Departament dhe nëse ka vonesa jashtë ligjit do të marrë masa”, ka thënë Reshitaj, përcjell Koha.net.

Ajo ka thënë se “qytetarët nuk e meritojnë maltretimin e tillë por duhet t’u kompensohen me kohë shpronësimet e bëra”.