Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fermeri nga Klina i revoltuar me Ministrinë e Bujqësisë - konkurron për 5 vjet radhazi për grant dhe refuzohet

Miliona euro çdo vit ndahen për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, por jo të gjithë ata fermerë që seriozisht merren me bujqësi po arrijnë të marrin mbështetje.

Një rast i tillë ndodhi në një fshat të Klinës. Fermeri Asllan Bajraktari ka 5 vjet që troket derë më derë nëpër institucione, por nuk e ka fituar grantin për ndërtimin e stallës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë arsyetoi mosdhënien e grantit për shkak të dy kushteve, duke i dhënë vetëm 70 pikë.

Me këtë vendim që kjo agjenci nuk po pranon t’ia japë në formë të shkruar, siç ka bërë edhe viteve të kaluara, Asllani nuk u pajtua dhe parashtroi ankesë nga e cila arriti të marrë edhe 5 pikë më shumë.

Ministria e Bujqësisë ka pranuar se të njëjtit pas ankesës ka marrë 75 pikë, duke iu përmirësuar edhe kriteri i sistemit të lirë të mbajtjes, por nuk ka pranuar kriterin e pronësisë mbi tokën, pasi, sipas tyre, toka është e marrë me qira për 99 vjet.

Sipas Ministrisë, fermeri tash gjendet në listën e pritjes.

Një vendim i tillë është i papranueshëm për Asllanin, i cili thotë se gjatë 5 vjetëve sa ka konkurruar, gjithnjë ka marrë të njëjtën përgjigje.