Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër diskutim publik për “Dosjen Lumezi”

Për “Dosjen Lumezi”, pritet të ketë diskutim publik në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit. Në konferencën “Ora e Korrupsionit”, hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftarajt tha se “Dosja Lumezi” temë e hulumtuar për më shumë se një muaj nga KTV dhe “Betimi për Drejtësi”, në fakt do të duhej të trajtohet nga prokuroria speciale e jo nga prokuroria për krime të rënda pasi në pyetje ishte kryeprokurori i shtetit, fushëveprimtaria e të cilit bie nën juridiksionin e prokurorisë speciale.

Në këtë konferencë u prezantuan edhe 5 tema të tjera që do të kenë diskutim publik, 4 nga IKD ndërsa 2 të tjera nga Instituti Columbus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket temës “Pronto kah je” të prezantuar nga Betim Musliu u tha se është një prej aferave që flet për pazare të shumta me poste publike dhe deri tash nuk është trajtuar me prioritet.

Të martën do të diskutohet edhe për temën, “Konflikti i interesit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, “Akuzat e padëgjuara të Hashim Rexhepit”, “Policia për Policinë e Krimeve Ekonomike”, si dhe “Prokuroria, amnistia e vetvetes”.

Të ftuar në diskutim publik sipas prezantuesve të këtyre temave, janë edhe personat kompetent të përfshirë në hulumtime.