Në Ministrinë e Financave janë mbajtur sot konsultimet mbi bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë, të cilat kishin për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës drejt integrimit në BE.
Delegacioni i Kosovës u kryesua nga ministri i Financave Bedri Hamza, ndërsa delegacioni i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Heike Backofen-Warnecke, Zëvendësshefe e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Kaukazi i Jugut, si dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonsultimet u zhvilluan në një atmosferë të hapur të bashkëpunimit konstruktiv. Ato u mbajtën për të shkëmbyer bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe zhvillimet aktuale në fushat prioritare: Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik, Demokracia, Shoqëria Civile dhe Administrata Publike, si dhe Energjia.
Këto konsultime kishin për qëllim përgatitjen e negociatave bilaterale të planifikuara për gjysmën e dytë të vitit 2018.
Me këtë rast, Hamza dhe Backofen-Warnecke, e nënshkruan protokollin e këtyre konsultimeve për Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.
Të dy palët u pajtuan që negociatat e ardhshme mbi bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë do të mbahen në Kosovë (deri në fund të vitit 2018).