Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, të prirë nga Gloria La Cava, koordinatore e lartë e programit me bazë në Uashington, me të cilët ka biseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Beqaj, me këtë rast shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim me këtë institucion në fushat si, përkrahja e inovacioneve dhe ndërmarrësve, me fokus tek të rinjtë dhe gratë ndërmarrëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë u shprehen të kënaqur me themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ata, po ashtu u interesuan në lidhje me fushëveprimtarinë e Ministrisë, si dhe prioritetet e saj.
Beqaj, i ka informuar mysafirët për objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë sa i përket përkrahjes së inovacioneve dhe ndërmarrësve, përmes fondit për inovacion dhe ndërmarrësi, i cili do të përdoret si mbështetje bazike që do të mundësojë rritjen e kapaciteteve prodhuese të ndërmarrësve privatë, në veçanti atyre që udhëhiqen nga të rinjtë dhe gratë.