Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u raportua nga ministrat përkatës rreth procedurave dhe përshpejtimit të tyre për përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane.
Duke u inkuadruar në debat, ai tha se temat që kanë të bëjnë me ekonomi, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, arsim, reformën në administratë, janë tema që kanë marrë një vëmendje të vazhdueshme dhe kjo vëmendje do të vazhdojë edhe në 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne aq sa arrijmë do të vazhdojmë zbatimin deri në fund të vitit, por në 2018 do të jetë një punë e vazhdueshme dhe besoj se të gjitha këto tema nuk mund t’i lëmë vetëm në identifikim, por duhet të kalojmë në hapa konkretë dhe në zbatim”, tha kryeministri Haradinaj.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj kërkoi nga ministrat sqarime shtesë, përshpejtim dhe ndërmarrjen e hapave konkretë nga ministritë të cilat janë të përfshira direkt në këtë proces, duke e vlerësuar të rëndësishme përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.