Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se dëgjoi vlerësime dhe jo ndonjë provë materiale apo ndonjë fakt konkret nga komisioni i ri për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror në lidhje me shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Hoxhaj në mbledhjen e kabinetit qeveritarë, ka thënë se Qeveria është e interesuar ta shtyjë këtë çështje përpara duke dërguar në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se dëgjoi vlerësime të përgjithshme por jo ndonjë fakt konkret.
“Mandatin që keni marrë nga kryeministri ka qenë të gjendet e vërteta. Unë dëgjova vlerësime dhe jo ndonjë provë materiale dhe jo ndonjë fakt konkret. Ju jeni komisioni i 5 që merreni me këtë temë. Iu dëgjova me vëmendje, nuk ishit konkret dhe nuk pash ndonjë qartësi të re. Kur kemi marrë vendim më mbledhjen e Qeverisë, unë kam thënë se kur temat janë komplekse është detyrë e komisioneve dhe politikës që t’i thjeshtësojë, sot e kam përshtypjen që e keni komplikuar edhe më tutje”, tha ai.
Ai ka shtruar pyetjen se si mundet të bëhet shënimi i një kufirit me dy kritere, duke përdor kriterin katastral në një pjesë dhe kriteri topografik që ka përdorë komisioni.