Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, edhe sivjet, ka marrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar humanitar SILA Bazzar 2017 që e organizon tradicionalisht Asociacioni Ndërkombëtar i Grave në Lubjanë.
Në këtë panair ku ekspozohen prodhime autoktone të vendeve të ndryshme të botës edhe Republika e Kosovës përfaqësohet rregullisht nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë, thotë njoftimi nga Ambasada, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasada e Kosovë e ka pasur stendën e vet për ekspozimin e prodhimeve kosovare në pozitën qendrore dhe si e tillë është vizituar nga mijëra qytetarë sllovenë dhe të huaj.
Afërdita Rexhepi, që është pjesë e forumeve të SILA Bazzar dhe e Këshillit Organizativ të panairit deklaroi se interesimi i vizitorëve për prodhimet e ekspozuara nga Kosova kësaj here ishte shumë i madh.

Stendën e Kosovës në këtë panair e vizitoi edhe presidenti i Sllovenisë Borut Pahor me bashkëshorten. Ai me këtë rast interesua për prodhimet kosovare që ishin te ekspozuara aty..
Pjesë e këtij aktiviteti të Ambasadës së Kosovës ishte edhe piktori akademik Gani Llalloshi I cili shquhet me punimet e tij me motive nga Kosova dhe ato zgjuan interesim tek të pranishmit.