Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Kosova ofron ndihmë pas përmbytjeve në Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Haradinaj u njoftua nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me gjendjen e krijuar pas përmbytjeve nga moti i lig që ka përfshirë Republikën e Shqipërisë dhe përpjekjet për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet në zona të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrat Berisha dhe Sefaj, si dhe drejtuesit e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës e njoftuan kryeministrin Haradinaj me koordinimin e institucioneve të Kosovës me ato të Shqipërisë për ta ndihmuar në këtë situatë të vështirë.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do ta vazhdojë të jetë përkrah Shqipërisë në këtë situatë të rëndë dhe theksoi se Qeveria e vendit ka ofruar ndihmën e gjithanshme pas përmbytjeve në Shqipëri përmes njësive të FSK-së dhe agjencive të emergjencave. Ai tha se është me rëndësi që të bëhet koordinimi i institucioneve të vendit me ato të Republikës së Shqipërisë për veprimet e nevojshme, me qëllim që t’i dilet në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura.