Gjatë Forumit të pestë Global të Bakusë në Azerbajxhan ku po merr pjesë, Presidenti Nishani është takuar me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov.
Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë. Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, presidenti Nishani theksoi se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, njoftojnë mediat shqiptare.
Gjithashtu, presidenti Nishani u prit edhe nga homologu i tij nga Azerbajxhani, si dhe u takua edhe me presidentin e Gjeorgjisë. Në takimin me presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, presidenti Nishani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve si dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i çuar më përpara dhe intensifikuar edhe më shumë ato, veçanërisht në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik.