Marrëveshja e 25 gushtit të vitit 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk është e drejtë, ngase nuk janë marrë në konsideratë materialet që do të shkonin në favor të Kosovës.
Ky është konstatimi i përgjithshëm që ka dalë në përfundim të punës së Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti me gjetjet do t’i dorëzohet dhe prezantohet Qeverisë sot (e hënë). Një ditë para prezantimit të raportit, kryetari i Komisionit, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë “Kohës Ditore” se materialet e bashkëngjitura në raport por edhe vetë analiza e paraqitur dëshmojnë se Marrëveshja e 25 gushtit të vitit 2015 nuk është në favor të Kosovës.
Puna e Komisionit të kryesuar nga Bulliqi ka konsistuar vetëm në verifikimin e punës së komisionit paraprak. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.