Qeveria e Kosovës nesër në mëngjes do ta mbajë mbledhjen e radhës, ku pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi.
Mbledhja do të fillojë në ora 09:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë ka deklaruar se kryesuesi i komisionit për shënjimin e kufirit e ka njoftuar atë se është i gatshëm me raport dhe të gjeturat e tyre.
“I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri si konkluzë do të dalë se marrëveshjen duhet ta procedojë Qeveria në Parlament. Të gjeturat e raportit ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetet shumë punë pos ta procedojmë në Kuvend. Mundemi të hënën me mbajt një mbledhje të qeverisë por së pari të kemi konsulta paraprake me presidentin dhe kryeparlamentarin”, tha Haradinaj në mbledhjen e kaluar të Qeverisë.