Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drecun: Urdhërarresti ndaj Haradinajt nuk është hequr – është i padukshëm përveç për Serbinë

Foto: Ilustrim

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për “Kosovë dhe Metohi”, Milovan Drecun, ka thënë se Interpoli nuk ka shfuqizuar urdhërarrestin për Ramush Haradinajn, por “e bëri të padukshëm për vende të tjera, përveç për Serbinë”.

“Urdhërarresti është bërë i padukshëm, që do të thotë se Haradinaj mund të shkojë në Francë apo në ndonjë shtet tjetër dhe të mos ndalohet, mirëpo nëse vjen në territorin e Serbisë qendrore, sigurisht se kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Drecun për “Prva” dhe ka shtuar se vendimi i Interpolit është politik, transmetoon Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas fjalëve të tij, vendimi “kthen prapa” dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sepse pas kësaj nuk mund të flitet për pajtim.

“Ky vendim është i dëmshëm në raport me drejtësinë. Përmes tij diskriminohen viktimat, por edhe shteti i Serbisë i cili nuk është në gjendje të realizojë drejtësinë”, tha Drecun.

Dje, ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se në qoftë se Ramush Haradinaj do të jetë në dispozicion të organeve serbe të sigurisë, ai do të arrestohet, sepse, siç tha ai, “ndaj tij ekziston një urdhër-arrest i gjykatës serbe”.

Kujtojmë se që nga e premtja që sapo lamë pas, kryeministri Haradinaj është hequr nga lista e Interpolit për arrestim.