Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij me fjalë të mëdha.
Pacolli thotë se Ibrahim Rugova është babai themelues i shtetit të Kosovës dhe se jeta dhe vepra e tij na lanë disa mesazhe dhe, siç shkruan Pacolli, “duke i jetësuar ato, e përkujtojmë dhe nderojmë më së miri atë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Pacolli thotë se familja e Ibrahim Rugovës ishte viktimë e krimit shtetëror serb, “por ai i mundi kundërshtarët me rrugën paqësore”.
“Rugova me intelektualë të tjerë krijoi LDK, parti që mbante brenda gjithë Kosovën. Edhe kur u krijuan parti të tjera, ai diti të pajtohej me të gjithë në emër të Kosovës. Rugova kurrë nuk shau njeri, nuk luftoi njeri, nuk manipuloi me fjalët. Atë e shanë, e luftuan, i manipuluan mendimin, por sot ai respektohet prej të gjithëve. Dhe prej atyre që e shanë, e luftuan, i manipuluan jetën, veprën, mendimin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Tutje, ai tha se Kosova sot gjendet para një beteje diplomatike të vështirë me Serbinë.
“Të bëhemi bashkë si na mëson shembulli i Rugovës, në një parti, në partinë e Kosovës. Vetëm kështu do jemi më të fortë, do na respektojnë miqtë tanë perëndimorë dhe do e fitojmë betejën e radhës”, ka përfunduar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.