Presidenti i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i ka ofruar ndihmë materiale dhe teknike Shqipërisë e vila po përballet me përmbytje të mëdha.
“Qeveria dhe institucionet e Malit të Zi do t’ju dalin në ndihmë në kufij të mundësive”, ka porositur Markoviq kolegun e tij shqiptar, Edi Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarkoviq shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet e mëdha që kanë goditur Shqipërinë, posaçërisht për shkak të viktimës dhe dëmeve të mëdha materiale.
Veç Malit të Zi, ndihmë ka ofruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit zyrtar për media, Vuçiq ka shprehur edhe keqardhjen e tij për përmbytjet dhe ka thënë se “Serbia është e gatshme t’i ofrojë përkrahje teknike dhe ndihmë Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të rënda të kësaj katastrofe natyrore”.