Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ofruar ndihmë shtetit shqiptar pas vërshimeve shkatërruese të ditëve të fundit që ndodhën në vend.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë t’i ketë ofruar Shqipërisë ndihmën e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura”, ka shkruar ai.